×
Monday, December 9, 2024

KE dhe KiE: Paketë sanksionesh kundër Rusisë, mbështesim sovranitetin e Ukrainës 

February 22, 2022


Vendimi i Federatës Ruse për të njohur si entitete të pavarura dhe për të dërguar trupa ruse në zona të caktuara të rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut të Ukrainës është i paligjshëm dhe i papranueshëm, thuhet në një deklaratë të përbashkët të Komisionit Evropian dhe të Këshillit të Evropës.

”Ai shkel ligjin ndërkombëtar, integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, angazhimet ndërkombëtare të Rusisë dhe përshkallëzon më tej krizën.

Të dy presidentët mirëpresin unitetin e palëkundur të shteteve anëtare dhe vendosmërinë e tyre për të reaguar me forcë dhe shpejtësi ndaj veprimeve të paligjshme të Rusisë në koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

Një takim jozyrtar i ministrave të Jashtëm të BE-së i kryesuar nga Përfaqësuesja e Lartë do të zhvillohet sot në orën 16:00. Pas kësaj paketa e parë e sanksioneve do të paraqitet zyrtarisht më vonë këtë pasdite.

Organet përkatëse do të mblidhen më pas për të finalizuar paketën pa vonesë.

Paketa përmban këto propozime:

  • synon ata që janë përfshirë në vendimin e paligjshëm
  • synon bankat që financojnë operacione ushtarake ruse dhe operacione të tjera në ato territore
  • synon aftësinë e shtetit dhe qeverisë ruse për të hyrë në kapitalin dhe tregjet financiare dhe shërbimet e BE-së, për të kufizuar financimin e politikave shkallëzuese dhe agresive
  • synon tregtinë nga dy rajonet e shkëputura drejt dhe nga BE-ja, për të siguruar që përgjegjësit të ndjejnë qartë pasojat ekonomike të veprimeve të tyre të paligjshme dhe agresive.
    BE-ja ka përgatitur dhe është e gatshme të miratojë masa shtesë në një fazë të mëvonshme nëse është e nevojshme në dritën e zhvillimeve të mëtejshme.

Të dy presidentët e mbështetur nga Përfaqësuesja e Lartë vazhdojnë të ndjekin nga afër zhvillimet në terren dhe të konsultohen me liderët e tjerë të BE-së dhe homologët ndërkombëtarë.

Bashkimi mbetet në solidaritet të plotë me Ukrainën dhe i bashkuar në mbështetje për sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.

Ne qëndrojmë pranë dhe do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe popullin e saj”, përfundon deklarata




Comments are closed.