KE afron datën e prezantimit të reformës së migracionit
Komisioni Europian ka afruar më 23 shtator prezantimin e projektit të tij të shumëpritur për të reformuar politikën e migracionit në BE, pas zjarrit në kampin grek Moria, njoftoi sot presidentja e tij, Ursula von der Leyen.
“Pakt i ri për Migracionin dhe Azilin, i shtyrë disa herë, ishte planifikuar për në 30 shtator, megjithatë zjarri që shkatërroi kampin e refugjatëve Moria, në ishullin grek të Lesbos, na kujtoi urgjencën e një zgjidhjeje të qëndrueshme europiane”, sqaroi von der Leyen.
“Duke përshpejtuar debatet, ne shpresojmë të arrijmë rezultate më të mira”, shtoi ajo.
Kreu i KE-së theksoi se pakti i ri duhet të përfshijë, gjithashtu, zgjidhje për të përshpejtuar procedurat e azilit, në mënyrë që të parandalojë aplikantët të përfundojnë në kampe si Moria.
Eunews.al







