×
Monday, November 4, 2024

Katastrofë në Arktik, Putin shpall gjendjen e jashtëzakonshme

June 5, 2020


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u detyrua të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, pasi rreth 20 mijë ton naftë janë derdhur në Arktik nga një depozitë e një termocentrali pranë qytetit siberian, Norilsk, të premten e kaluar. Termocentrali është në pronësi të kompanisë “Norilsk Nickel”, e cila është prodhuesi kryesor i nikelit dhe paladiumit në botë.

Drejtori i termocentralit, Vyacheslav Starostin, u vu në pranga pas ngjarjes. Ndërkohë, autoritetet ruse kanë nisur hetimet për ndotjen dhe neglizhencën e pretenduar. Presidenti Putin reagoi me zemërim, pasi autoritetet lokale e njoftuan qeverinë me vonesë për ngjarjen. Pamje tronditëse janë shpërndarë në internet nga lumi Ambarnaya, uji i të cilit ka marrë ngjyrë të kuqe.

Një ekspert vendas ka parashikuar që kostoja e pastrimit do të arrijë mbi 1 miliard dollarë, ndërsa ambientalistët janë shprehur se mund të duhen dekada të tëra për të pastruar totalisht zonën nga ndotja.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments