×
Sunday, October 1, 2023

Kaos në Francë, mijëra qytetarë largohen nga Parisi përpara mbylljes së dytë, boshatisen supermarketet

October 30, 2020



Mijëra kryeqytetas janë larguar nga Parisi përpara fillimit të bllokimit të dytë i cili do të nisë në mesnatë.

Fotot të cilat kanë bërë xhiron e rrjetit tregojnë me qindra makina që përpiqen të largohen nga kryeqyteti francez.

Sipas mediave lokale, arsyeja e ikjes mendohet të jetë se qytetarët dëshirojnë të jenë pranë familjeve të tyre nëpër qytete të tjera.

Ky largim i banorëve ka shkaktuar kaos duke bllokuar totalisht trafikun, por edhe duke boshatisur të gjitha raftet nëpër supermarkete. Kujtojmë se ky lockdoën i dytë është për shkak se Franca është ndër vendet më të prekura nga COVID-19 në Europë.

Totali i rasteve pozitive me koronavirus ka kapur shifrën e 1.28 milion infektimesh ku prej të cilave 36,020 janë viktima.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments