Kandidatja e LSI akuza Bashës: Kishe skenar tëndin jo të opozitës
May 2, 2021



Kandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Brisida Shehaj akuzon Partinë Demokratike për humbjen e zgjedhjeve nga opozita.
Sipas një postimi në rjrett sociale, ajo thotë se Basha kishte skenaret e tij dhe jo të opozitës. Konstatimit të një prej ndjekësve nëse gabimi më i madh është ikja nga Parlamenti dhe shkaku i largimit i hapi rrugën për gjithçka, ajo përgjigjet:
Jam shumë dakort me ty. Unë kam gabu e para sepse kam qenë pro atij vendimi. Por harruam që Basha ka skenaret e veta jo të opozitës.

Eunews.al

Ndiqe
0 Comments