×
Friday, March 29, 2024

Kancelarja Merkel: Veto e vendosur nga Bullgaria s’përbën problem. Shqipëria ka mbështetjen e BE për hapjen e negociatave

September 14, 2021


Duke u ndalur në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, kancelarja gjermane Angela Merkel, tha se veto e vendosur nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, nuk është diçka e re për BE. Ajo theksoi se kjo krizë do të kalojë dhe konferenca e ndërqeveritare do të jetë shumë shpejt.

“Unë sigurisht që nuk kam ndërmend të luaj rol aktiv politik, por do të jem mike e rajonit, do të jap këshilla. Përvojat për veton janë bërë disa herë, nuk ka të bëjë vetëm me rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Unë jam shpresëplotë. Kemi bërë një farë pune, kemi pasur disa arritje. Sigurisht Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë pasur mbështetjen e të gjitha vendeve të BE për të hapur negociatat, e kemi fjalën për konferencën.

Nga krahu tjetër, kryeministri Edi Rama, iu drejtua në mënyrë indirekte Bullgarisë, duke thënë se po mban peng anëtarësimin për çështje që janë të brendshme.

“Unë mund të them këtë që, dikur, kur vendet e Ballkanit ishin në konflikte të mëdha apo sapo dilnin nga konfliktet thuhej që procesi i anëtarësimit në BE do të zbuste nacionalizmin. Por ne sot jemi peng të nacionalizmave në BE. Sot në BE s’kemi asnjë qeveri nacionaliste, por në disa vende, nacionalistët dhe ekstremi i djathtë ndikojnë. Kjo që po ndodh sot është pengmarrje e procesit të integrimit nga një vlagë nacionalizmi në një vend. E dyta duke qenë se kancelaren e kemi këtu, asnjëherë deri më sot, kancelaria s’e ka lidhur procesin e integrimit të Rajonit me çështjet e brendshme, nuk e them këtë për vende të tjera. Shtoj këtu edhe kur Merkel qëndroi e vetme në Evropë ku hapi dyert për emigrantët sirianë, kjo s’u bë problem i çështjeve të brendshme atje”, tha Rama.



Comments are closed.