×
E premte, 22 Janar, 2021

Kancelarja Merkel përshëndet marrëveshjen e klimës së BE-së

11 Dhjetor, 2020

Kancelarja gjermane Angela Merkel përshëndeti marrëveshjen e udhëheqësve të BE për të ulur emetimet e karbonit me të paktën 55% deri në fund të dekadës, pas diskutimeve të natës në Bruksel.

Merkel, vendi i të cilit mban presidencën e radhës gjashtëmujore të BE, e quajti qëllimin më ambicioz “një arritje shumë, shumë të rëndësishme”.

‘’Ia vlejti qëndrimi gjithë natën për këtë temë”, shtoi kancelarja e kënaqur.

Ministrja gjermane e Mjedisit Svenja Schulze përshëndeti gjithashtu synimin e ri në një deklaratë të veçantë: “Kjo është një marrëveshje shumë e mirë dhe e rëndësishme, për të cilën ne në qeveri kemi punuar shumë gjatë muajve të fundit”. 

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për