×
Sunday, September 26, 2021

Kancelarja Merkel mbërrin në Tiranë, Xhaçka i uron mirëseardhjen në Rinas

September 14, 2021

E veshur me xhaketë të kaltër e pantallona të zeza, me pamjen e saj të zakonshme, Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur paraditen e sotme në Rinas.

Ministrja për Europën e Punët e Jashtme Olta Xhacka i ka uruar mirëseardhjen, teksa në aeroport ka dalë dhe ambasadori gjerman, Peter Zingraf.

“Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e rajonit. Mirënjohje për mbështetjen e saj për integrimin 🇪🇺 të Ballkanit Perëndimor si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë. 🇦🇱🤝🇩🇪”, shkruan ministrja Xhaçka.

Eunews.al

Comments are closed.