×
Friday, April 25, 2025

Kancelari Scholz dhe Erdogan diskutojnë konfliktin ruso-ukrainas 

March 14, 2022


Kancelari gjerman Olaf Scholz mbërriti sot në Turqi për vizitën e tij të parë në vend që kur mori detyrën.

Udhëtimi i shkurtër pritet të dominohet nga lufta në Ukrainë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur me një ceremoni zyrtare kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Automjeti i kancelarit Scholz u prit përpara kompleksit presidencial në Ankara nga kalorësit të cilët e shoqëruan deri në hyrjen e protokollit.

Pas pozicionimit të Egrdogan dhe Scholz në foltoret ceremoniale u kryen 21 të shtëna me top dhe u ekzekutuan himnet kombëtare të të dy vendeve.

Pas prezantimit të delegacioneve përkatëse të dy vendeve, Erdogan dhe Scholz pozuan për gazetarët përpara flamujve të Turqisë dhe Gjermanisë.

Erdogan dhe Scholz do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media pas takimit kokë më kokë dhe takimit mes dy delegacioneve.

Në ceremoni të pranishëm ishin edhe kreu i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, zëdhënësi presidencial, İbrahim Kalın si dhe prefekti i Ankarasë, Vasip Shahin




Comments are closed.