Kallas: E tronditur nga sulmi fatal ndaj stafit të ambasadës izraelite në Uashington

22 May 2025 23:08
Shpërndaje:

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas tha se ishte e tronditur nga sulmi me armë ndaj dy punonjësve të ambasadës izraelite, në Uashington.

“Nuk ka dhe nuk duhet të ketë vend në shoqëritë tona për urrejtje, ekstremizëm apo antisemitizëm”, tha shefja e punëve të jashtme të bllokut.

“U shpreh ngushëllimet e mia familjeve të viktimave dhe popullit të Izraelit”, shtoi Kallas.

Reklamë Ola

Dy personat e vrarë jashtë një muzeu hebre në Uashington ishin një çift i ri i identifikuar nga Ministria e Jashtme e Izraelit si, Yaron Lischinsky dhe Sarah Lynn Milgrim.

Policia e Uashingtonit tha se personi i armatosur brohoriti “Palestina e lirë” pasi u arrestua. 

Reklamë InterMedika