×
Sunday, October 24, 2021

Kabineti ‘Rama 3”, Nikollë Lesi: Ja tre ministrat që nuk lëvizin, dhe drejtuesi i ri i parlamentit

September 1, 2021

Nikollë Lesi, ka radhitur emrat e ministrave të cilët mund të jenë sërish pjesë e kabinetit “Rama 3”.

Me anë të një analize ai veçon tre emra që sipas tij kanë pasur rezultate të mira dhe kanë qenë të suksesshëm në punën që kanë kryer deri më tani.

Arben Ahmetajn, Olta Xhaçkën dhe Ogerta Manastirliun, janë tre emrat e ministrave, të cilët sipas Lesit do të jenë sërish pjesë e Qeverisë.
Lesi ka edhe një version për emrin e kreut të Kuvendit. Ai thotë se ai vend do të jetë i Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

“Deri nesër në ora 10.00 të gjithë në PS janë me zemër të ngrirë, pasi do jetë kryeministri Rama që do të shpallë Qeverinë e re.

Shumë emra janë lakuar nga media, por nisur nga logjika e qeverisjes që po mbyllet, del se disa ministra mund ti mbajë Edi Rama për shkak të përformancës pozitive  dhe idesë së vazhdimësisë qeverisëse.

Më i garantuarri 100 % mbetet Arben Ahmetaj që nuk ikën, përkundrazi përforcon pozitat në qeveri e re.

 Ai njihet si njeri praktik dhe i kudondodhur, thithës investimesh nga jashtë dhe gjetës vrimash bankare jashtë vendit për ti sjellë në Shqipëri. Opozita e ka akuzuar si i korruptuar, por ai nesër nominohet nga kryeministri.

Olta Xhaçka dhe Ogerta Manastirliu janë dy ikona pune dhe prezence në qeveri, të cilat kanë manifestuar profesionalizëm dhe përgjegjshmeri gjatë këtij mandati. Burime në mazhorancë thonë se janë edhe nesër në Qeverinë e re të Kryeministrit.

Ndërkohë Bledi Çuçi do jetë kryeparlamentar, falë qetësisë olimpike dhe lidhjeve të forta ndërkombëtare. Ai njihet edhe si pjesë e lobit proamerikan në Shqipëri.

Ndërsa ministrat e tjerë mësohet se po marrin plaçkat e tyre nga zyrat e qeverisë”, shkruan Lesi.

Eunews.al

Comments are closed.