“Ka tkurrje të administratës prej ndjenjës së pasigurisë”, Rama: Progres në luftën kundër korrupsionit, gjermanët s’e kanë në ADN që s’janë të pakorruptueshëm ata…



Në tërësinë e të gjitha punëve të mira që po bëhen po shohim edhe një tkurrje të administratës si rezultat i një ndjenje pasigurie që krijohet nga aksese të caktuara në këtë drejtim, kjo është një politikë që duhet ta adresojmë sa më shumë me BE , Sigma apo organizma të tjera, kemi bërë shumë përpjekje në raport me një administratë që mbetet e papërgatitur për t’ju përgjigjur shqiptarëve ashtu si ambasada gjermane. Bekimi ynë në këtë rast është që jemi në kohën kur mund të përdorim teknologjinë, jemi një vend lider në rajon dhe të cilësuar në nivelin e parë sa i përket shërbimit online, 95% të shërbimeve i kemi online, nga 47 milionë shërbime, ndërveprime mes qytetarëve dhe administratës.
Mund të shihet progresi që është bërë në luftën kundër korrupsionit për modernizimin, shumëkush për fat të keq edhe miqtë tanë ndërkombëtarë janë në anën perëndimore demokratike besojnë se korrupsioni është një trashëgimi, ilaçin e tij e ka ‘kap arresto, dëno dhe vazhdo’, jo, kjo është vetëm njëra anë, ana tjetër, më e vështira dhe e rëndësishmja është modernizimi i të gjitha sistemeve, nëse nuk modernizohen nuk zgjidhet, duhen sistemet tona të qeverisjes që të mos e mundësojnë korrupsionin. Gjermanët nuk e kanë në ADN që nuk janë të pakorruptueshëm thjesht e kanë më të vështirë.
Më sillni mua disa gjermanë ti dërgoj në një zyrë dhe do i shikojmë kur të kalojnë ato 40 ditët e tundimeve të Krishtit. Shëndeti mendor është i kërcënueshëm nga çmenduria e rrjeteve sociale. Do e pastrojmë të gjithë barin e keq në legjislacionin tonë.

