×
Saturday, April 26, 2025

Johnson: Pushtimi i pabesë rus ndaj Ukrainës i destinuar të dështojë 

March 9, 2022


Pushtimi i pabesë rus ndaj Ukrainës është i destinuar të  dështojë, edhe pse ditë të vështira na presin, deklaroi kryeministri britanik, Boris Johnson në Dhomën e Komuneve.

Johnson iu përgjigj edhe akuzave të ngritura nga opozita mbi menaxhimin e krizës së pashmangshme energjetike shkaktuar nga sanksionet kundër Moskës dhe ngadalësimin e deritanishëm në pritjen e refugjatëve ukrainas.

Kryeministri duke iu referuar videos së presidentit ukrainas Volodymir Zelensky përsëriti se ”Vladimir Putin do të dështojë” dhe se ”ne do të kemi sukses në rikrijimin e një Ukrainë sovrane dhe të pavarur”




Comments are closed.