×
Monday, December 6, 2021

Johnson: Ndryshimi klimatik më i rrezikshëm se COVID-19

October 19, 2021

Kriza klimatike është shumë më e keqe se pandemia e COVID-19, deklaroi sot kryeministri britanik, Boris Johnson, në samitin global për Investimet, i mbajtur në Muzeun e Shkencës.

“Sektori privat duhet të shpenzojë triliona për të luftuar krizën klimatike”, tha Johnson.

“Ne po përballemi me një sfidë edhe më të madhe për njerëzimin, ndryshimi i klimës po kërcënon mënyrën tonë të jetesës dhe në mënyrë shumë më të keqe se COVID-19”, vazhdoi ai.

“Ne duhet të dëgjojmë shkencëtarët. Ne kemi nevojë për reagim urgjent të qeverisë, por gjithashtu duhet të mobilizojmë tregjet. Ne duhet të përfshijmë sektorin privat”, theksoi kryeministri britanik.

Është njoftuar për një partneritet prej 400 milionë stërlinash midis kompanisë jofitimprurëse të Bill Gates, “Breakthrough Energy” dhe qeverisë britanike për të ulur koston e teknologjisë së gjelbër dhe për të investuar në trajtimin e krizës klimatike në të gjithë Britaninë e Madhe.

Eunews.al

Comments are closed.