Johnson me koronavirus: “Nga izolimi do të vazhdoj të punoj për të ndaluar epideminë”
Nuk kaloi shumë nga deklarata shokuese e Kryeministri britanik, Boris Johnson mbi krijimin e “imunitetit të tufës” dhe përfundimisht ai ka vendosur të japë shembullin e tij në këtë drejtim. Kryeministri britanik ka rezultuar pozitiv për koronavirusin dhe ka qenë ai vetë I cili ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një video në Twitter.
Në video ai reflekton siguri dhe qetësi, dhe nuk heziton të sqarojë se e ka vendosur veten në izolim por që ai do të vazhdojë ta udhëheqë vendin falë mjeteve të vëna në dispozicion nga teknologjia. “Kam zhvilluar simptoma të buta dhe me sugjerimin e këshilltarit mjekësor bëra testin dhe testova pozitive. Kështu që tani e tutje do të punoj nga shtëpia. E vendosa veten në izolim, është gjëja e duhur për të bërë. Por të jeni tëbindur që unë do të vazhdoj të komunikoj me ekipin tim për të udhëhequr betejën kombëtare kundër epidemisë ”, thotë ai në video.
Johnson pastaj falenderoi të gjithë ata që janë të përfshirë në betejën kundër pandemisë, “por para së gjithash stafit e jashtëzakonshëm të Sistemit Shëndetësor Kombëtar”, shërbimit shëndetësor publik, të cilit, si shumica e britanikëve, secili nga dritaret e veta mbrëmë, në orën 20.00 ai i rezervoi një duartrokitje me zë të lartë. “Ishte prekëse“, sqaroi Kryeministri i cili më vonë falënderoi gjithashtu “policinë, punonjësit social, mësuesit”, dhe të gjithë ata që po marrin pjesë ” në këtë përpjekje të jashtëzakonshme kombëtare” për të mposhtur sëmundjen. Një falenderim u drejtua gjithashtu për të gjithë qytetarët që po respektojnë karantinën, por mbi të gjitha “për 600 mijë qytetarë që janë bërë vullnetarë për të marrë pjesë në përpjekjen kombëtare për të mbrojtur njerëzit më në rrezik“.
“Ne do t’ia dalim,” siguroi ai, por “për ta bërë këtë duhet të respektojmë masat që kemi vendosur. Sa më shumë ta bëjmë, aq më shpejt do ta mposhtim epideminë “.
Eunews.al