×
Sunday, September 26, 2021

Johnson do t’i kërkojë Biden shtyrjen e tërheqjes së trupave amerikane përtej 31 gushtit nga Afganistani

August 23, 2021

Në samitin e nesërm të G7, kryeministri britanik Boris Johnson do të bëjë ‘’presion’’ ndaj presidentit amerikan Joe Biden që të shtyjë tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani përtej 31 gushtit në mënyrë që evakuimet civile nga aeroporti i Kabulit të mund të vazhdojnë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi se është një iluzion të mendosh se vendi i tij mund të kishte parandaluar i vetëm kolapsin në Afganistan, pasi SHBA tërhoqi forcat e saj.

Johnson theksoi se përparësia tani mbetet evakuimi i shtetasve të mbetur britanikë dhe aleatëve të tyre.

Johnson tha se kur ministrat morën parasysh opsionet e Britanisë së Madhe pasi SHBA njoftoi synimin e saj për t’u tërhequr, ata thanë se nuk kishte vullnet ndërmjet aleatëve për të vazhduar pa amerikanët.

Eunews.al

Comments are closed.