×
Tuesday, October 3, 2023

Johnson: Bllokimi kombëtar vendim i vështirë, por është alternativa e vetme

November 2, 2020



Rikthimi i bllokimit kombëtar antiCOVID-19, që nga e enjtja në Angli, ishte një zgjedhje pa alternativa sipas të dhënave të fundit në lidhje me infektimet, tha sot kryeministri britanik Boris Johnson, gjatë një fjalimi në Dhomën e Komuneve në lidhje me masën e marrë.

“Shkollat, universitetet dhe ata sektorë ekonomikë, si ndërtimi apo prodhimi, ku është e pamundur të punohet nga shtëpia,  do të mbeten të hapura”, theksoi edhe një herë Johnson.

“Për pjesën tjetër, do të jetë e mundur të largoheni nga shtëpia vetëm për nevoja thelbësore dhe do të mbyllen, përveç pub-eve, restoranteve, hoteleve dhe dyqaneve jothelbësore, edhe palestrat, ambientet rekreative, vendet e adhurimit, përveçse për funerale ose dasma me një numër të reduktuar të pjesëmarrësve”, shtoi ai.

Kryeministri konservator u shpreh se nuk ka asnjë arsye pse të kërkojë falje, sepse gjatë javëve të fundit ai u përpoq për të shmangur një bllokim të përgjithësuar, për të cilin pranoi se ka një ndikim jo të lehtë për shumë persona dhe që, gjithashtu, do të jetë më pak i rreptë, krahasuar me atë të marsit dhe prillit.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments