×
Friday, February 7, 2025

Johansson: BE po përparon me riatdhesimin e migrantëve falë Kodit të Vizave

March 13, 2021


Eurokomisionerja për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, synon një përshpejtim të rëndësishëm në riatdhesimin dhe ripranimet e migrantëve, falë edhe miratimit të fundit nga BE të Kodit për Vizat.

“Me raportin, ne kemi një mjet shumë të mirë për të treguar bardh e zi se si bashkëpunojnë vendet e treat dhe se si e menaxhojnë këtë bashkëpunim vendet anëtare”, shpjegoi Johansson, që, megjithatë, sheh një hapësirë ​​të rëndësishme edhe për përmirësime në frontin e brendshëm.

“Në vitin 2019, kishim gjysmë milioni vendime kthimi në BE, por ne zbatuam vetëm 140 -150 mijë, prandaj duhet të intensifikohemi edhe në këtë aspekt”, theksoi ajo.

Politikania suedeze shtoi se po përshpejton kthimet dhe ripranimet në mënyrë të konsiderueshme, duke u përkushtuar për të kryer negociata të drejtpërdrejta, në nivelin më të lartë politik me vendet partnere.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments