×
Sunday, September 19, 2021

Jetë e re dhe shpresë! Gruaja afgane lind në avionin e evakuimit, ja çfarë bëri piloti për t’i shpëtuar jetën

August 22, 2021

jë grua afgane, e cila po evakuohej nga Kabuli drejt Gjermanisë, ka sjellë në jetë fëmijën e saj në bordin e një avioni ushtarak. Lajmi është dhënë nga Komanda e Lëvizjes Ajrore të SHBA.

Po ashtu bëhet e ditur se në momentin që gruas i nisën dhimbjet e lindjes, komandanti i avionit vendosi që të ulte mjetin e fluturimit për të rritur presionin e ajrit në aeroplan, duke ndihmuar në stabilizimin e shtatzënës.

Mësohet se gjendja shëndetësore e nënës dhe të porsalindurit është e mirë.

Eunews.al

Comments are closed.