×
Friday, October 22, 2021

Jeta e Bashës në rrezik?/ Garda e Republikës merr në mbrojtje kreun e PD

October 13, 2021

Garda e Republikës do të mbrojë drejtues të ndryshëm institucionesh, mes tyre dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. Pjesë e listës që miratoi sot Këshilli i Ministarve, që duhet t’i mbrojë Grada janë kreu i mazhorancës, Kryeprokurori i Përgjithshëm, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, drejtues i SHISH deri tek ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri.

Disa prej personaliteteve që u garantohet mbrojtja nga Garda:

Prokurorin e Përgjithshëm
Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit
Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit
Kryetarin e partisë më të madhe të mazhorancës parlamentare
Kryetarin e partisë më të madhe të opozitës parlamentare
Anëtarët e Këshillit të Ministrave
Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë
Kryetarin e Bashkisë së Tiranës
Inspektorin e Lartë të Drejtësisë
Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Sipas VKM-së, Garda duhet të kujdeset edhe për banesat ku jetojnë, akomodohen apo dhe objektet, në të cilat kryejnë veprimtarinë e tyre emra dhe personalitete nga politika dhe drejtësia, mes të cilëve ambsadori i BE-së dhe zëvendëskryeministri.

Zëvendëskryeministrit
Ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe të sigurisë
Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit
Prokurorit të Përgjithshëm
Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Eunews.al

Comments are closed.