×
Thursday, May 6, 2021

Jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë në Austri: I lodhur nga pandemia

April 13, 2021

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pasi ndihet i rraskapitur nga lufta me pandeminë e koronavirusit. “Në krizën më të rëndë shëndetësore në dekada, republika ka nevojë për një ministër të Shëndetësisë, i cili është 100% i aftë. Ky, aktualisht, nuk jam unë”, tha Anschober, duke përmendur problemet me presionin e gjakut.

“Kam marrë një punë shumë të bukur dhe sfiduese 15 muaj më parë. Më duket sikur nuk kanë kaluar 15 muaj, por 15 vjet”, tha ai në një deklaratë për mediat. Anschober ka marrë detyrën në janar të vitit 2020, përpara se pandemia të godiste Austrinë.

Ish-gazetari, 60 vjeç, është një nga politikanët më popullorë të Austrisë, i njohur për shpjegimet e tij të gjata të sfidave të pandemisë. Ai shpesh ka qenë zë i vetëm në qeveri kur ka kërkuar masa më të rrepta bllokimi, përballë numrit të lartë të infeksioneve me koronavirus. Anschober tha të martën se nuk ka pasur asnjë ditë të plotë pushimi për më shumë se një vit – gjë që ka dëmtuar shëndetin e tij. Austria, vend me 8.8 milionë banorë, ka regjistruar mbi 578,000 raste me koronavirus dhe mbi 9,700 viktima.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për