×
Friday, October 22, 2021

Jeniçerët e Vetëvendosjes përgëzojnë sulmin me gaz mbi gratë dhe fëmijët në Korçë: S’do kishte kuptim hareja e gazi, veç atij lotsjellës

August 23, 2021

Kreu i degës Vetëvendosje në Shqipëri Boiken Abazi, ka përshëndetur guerrilasit që sulmuan spektatorët mbrëmjen e djeshme në Korçë.

Ai thotë se ishte zgjidhja më e mirë.

“Në një koncert të jugonostalgjikut Bregoviç, ku ai këndon në Shqipëri vargje si “mos e gris fustanin”, marrë parasysh 20.000 gra të përdhunuara në Kosovë dhe faktin se ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk e ka dënuar kurrë gjenocidin e Serbisë, nuk do kishte kuptim hareja dhe gazi, përveç atij lotsjellës”, shkruan Abazi.

Pavarësisht sulmit nga Vetëvendosje drejt grave, burrave dhe fëmijëve që ishin mbledhur për të shijuar muzikën, koncerti vijoi normalisht dhe pati pjesëmarrje të lartë.

Eunews.al

Comments are closed.