×
Sunday, December 4, 2022

Jaupllari: Kryesojmë në rajon për eksportet e frutave e perimeve

November 15, 2022

 Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari deklaroi se Shqipëria është lider në rajon sa i përket prodhimit dhe eksportit të frutave dhe perimeve.

Në një intervistë në media, Jaupllari tha se “qëllimi kryesor është që eksportet që tashmë janë në 500 milionë dollarë, deri në vitin 2030 të shkojnë deri në 1 miliard dollarë. Ne jemi sot lider në eksportin e perimeve dhe frutave në rajon dhe këtë e thonë shifrat”.

Sipas tij, tek produktet bujqësore vendi është lider në Ballkan.

“Ne eksportojmë më shumë tek ata dhe jo ata tek ne. Kulturat kryesore që eksportojmë janë, domatja, speci, kastraveci, kastraveci i vogël që përdoret më shumë për turshi, qepa, patatja, ulliri. Sivjet pothuajse 80% e mollës në Korçë është shitur. Kjo ka ardhur si pasojë e përmirësimit të kultivimit të mollëve, sot është molla ‘Fuxhi’ që po çan tregjet. Sepse bujqësia shqiptare është orientuar drejt tregut tashmë”, u shpreh Jaupllari.



Comments are closed.