×
Saturday, July 31, 2021

Izraeli miraton monitorimin elektronik të udhëtarëve të pavaksinuar

March 18, 2021

Parlamenti i izraelit ka miratuar monitorimin elektronik të udhëtarëve të pavaksinuar, të cilët vijnë nga jashtë dhe që duhet të jenë në karantinë, informon Der Standard.

Knesset në Jeruzalem njoftoi të mërkurën se kontrolli i karantinës në shtëpi mund të bëhet përmes një byzylyku ​​elektronik ose një aplikacioni në smartphone. Sipas vendimit, kushdo që refuzon këtë formë mbikëqyrjeje duhet të kalojë periudhën e karantinës në një hotel të veçantë të destinuar për këtë qëllim.

Përjashtime nga rregullat izraelite të karantinës janë raste të caktuara humanitare dhe fëmijë nën moshën 14 vjeç. Në të njëjtën situatë gjenden personat e vaksinuar si dhe ata që janë shëruar dhe kanë një pasaportë të gjelbër. Sidoqoftë, njëlloj si personat e pavaksinuar, ata duhet të kenë një test negativ para fluturimit dhe pas uljes.

Izraeli dëshiron të kontrollojë hyrjen në vend në mënyrë tërreptë për të parandaluar futjen e mutacioneve të koronavirusit në territorin e tij, pasi kjo mund të rrezikojë suksesin e fushatës më të dendur të vaksinimit në botë. Aktualisht, jo më shumë se 3,000 persona në ditë lejohen të hyjnë në vend.

Shteti izraelit njoftoi se arsyeja për miratimin e masave të reja mbikëqyrjes, të cilat morën shumë kritikat në rrjetet sociale, u bëpër arsye të shkeljeve të shumta të karantinës, ku përfshihenedhe persona të cilët mbartnin koronavirusin. /alephneës.ro

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për