×
Sunday, September 19, 2021

Iu ikën tmerreve të luftës, fëmijë afganë luajnë në mjediset e qytetit “Studenti”

August 29, 2021

Prezantuesja dhe korrespondentja e BBC-së, Yalda Hakim përcolli në një postim në Twitter pamje nga fëmijët afganë, të mbërritur në Shqipëri, teksa luajnë pasi iu ikën tmerreve të luftës.

“Fëmijë afganë të cilët vetëm pak ditë më parë iu larguan tmerreve të luftës, janë vendosur në jetën e tyre të re në Tiranë, Shqipëri”, shkruan ajo.

Në pamjet e përcjella duken fëmijët afganë teksa luajnë para njërës prej godinave në Qytetin Studenti ku janë akomoduar pas mbërritjes.

Me 182 personat e mbërritur sot në orët e para të ditës, shkon në 457 totali i qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë deri tani.

Eunews.al

Comments are closed.