Italia veriore në karantinë: 16 milionë banorë të bllokuar nga përhapja e koronavirusit



Italia ka vënë 16 milionë njerëz në karantinë teksa po mundohet të ndalojë shpërndarjen e koronavirusit.
Çdokush që jeton në Lombardi dhe në 14 provincat tjera veriore do t’i duhet të kërkojë leje të veçantë për të udhëtuar. Milano dhe Venecia janë qendrat e mëdha të prekura.
Kryeministri Giuseppe Conte ka njoftuar edhe për mbylljen e shkollave, palestrave, muzeve, klubeve të natës e hapësirave tjera ku grumbullohen njerëzit, në gjithë vendin. Nën masat e reja, njerëzit nuk do të lejohen të dalin nga hapësira e Lombardisë, përveç rasteve emergjente, shkruan BBC. Masat radikale do të zgjasin deri më 3 prill.
Italia ka shënuar numrin më të madh të rasteve me koronavirus në Europë. Masat e reja për karantinë ndikojnë çerekun e popullsisë në Italisë dhe qendrën kryesore ekonomike në veri.
Numri i vdekjeve në Itali ka kaluar 230-shin, me zyrtarët që kanë thënë se 36 persona vdiqën vetëm në 24 orët e fundit. Numri i rasteve të konfirmuara të infeksionit me koronavirus është rritur në 5883 të shtunën.
Eunews.al

