×
Saturday, June 19, 2021

Italia në zonën e kuqe deri në fund të prillit

April 3, 2021

Italia mbetet në zonën e kuqe ose portokalli deri në fund të prillit, me lëvizje të ndaluara në të gjithë vendin, sipas dekretit të ri të Këshillit të Ministrave për COVID-19.

“Dekreti vendosi mbrojtjen e shëndetit në radhë të parë”, tha ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

“Menjëherë pas Pashkëve, qeveria do të vlerësojë çdo rihapje”, shtoi ai.

Sipas masave tashmë në fuqi, baret dhe restorante, kinematë dhe teatrot, palestrat dhe pishinat do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Në zonat e kuqe nuk do të lejohen vizitat te të afërmit dhe miqtë, kurse në zonën portokalli do të jenë të mundshme vetëm brenda rajonit, një herë në ditë dhe në një maksimum prej dy personash.

Megjithatë, nëse përparimi i pandemisë dhe fushata e vaksinimit do t’i lejojnë, do të jenë të mundshme përjashtimet, rivendosja e zonave të verdha dhe disa lehtësime edhe para 30 prillit.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për