×
Sunday, June 14, 2020

Itali, rritet numri i viktimave nga COVID-19

June 14, 2020

Në Itali gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 44 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus në vend është rritur në 34.345.

Departmenti i Mbrojtjes Civile i Italisë njoftoi se aktualisht në vend ka 26.274 raste aktive me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali janë zbuluar 338 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 236.989 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus.

Autoritetet shëndetësore njoftuan se me 1.505 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi, numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruarve ka shkuar në 176.370.

Sipas raportit të autoriteteve, aktualisht 209 pacientë të prekur nga koronavirusi po trajtohen në kujdes intensiv.

Italia deri më tani ka kryer 4.620.718 teste të dyshuara për COVID-19.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për