×
Wednesday, July 15, 2020

Itali, masa kufizimi për frenimin e koronavirusit

July 15, 2020

Qeveria italiane planifikon të vendosë disa masa për të kufizuar përhapjen e koronavirusit të paktën në fund të korrikut, përfshirë përdorimin e maskave në vendet publike, deklaroi ministri italian i Shëndetësisë.

Ministri Roberto Speranza theksoi në parlament se ”njerëzit duhet të vazhdojnë të mbajnë maska në bare, restorante, dyqane, autobusë dhe trena”.

Distanca sociale është vendosur gjithashtu të vazhdojë.

Ndalimet e hyrjes mbeten në fuqi për shumë vende jashtë BE-së, ose përndryshe duhet të kalojnë 14 ditë në izolim.

Speranza u tha ligjvënësve se ekziston një “rrezik i importit të virusit nga jashtë”, dhe kjo është arsyeja pse kontrollet e rrepta duhet të mbeten në aeroporte, porte dhe anije migruese.

Italia ka regjistruar mbi 243 000 raste të infektuarish që nga shkurti dhe një numër vdekjesh prej 35 000 personash. 

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për