Itali, Lega kundër marrëveshjes për koronavirusin me Kinën. “Të dhënat tona shëndetësore për Huawei”
Në kohën kur koronavirusi në Itali ka arritur shifra tejet shqetësuese me 793 vdekje vetëm ditën e djeshme, polemikat në lidhje me marrëveshjen midis Italisë dhe Kinës nuk kanë të ndalur. Kujtojmë që në fillimin e krizës koronavirus në Evropë, Kina ofroi mbështetjen e saj me instrumente mjekësore dhe një ekip mjekqsor ndërkohë që Gjermania dhe Franca kishin ndaluar eksportin e maskave dhe pajisjeve mjekësore të nevojshme për menaxhimin e Covid-19. Dukest se ky bashkëpunim nuk lexohet në të njëjtën mënyrë nga forcat e ndryshme politike në vend.
Një nga zërat më kritikë ndaj këtij bashkëpunimi kanë qenë eksponentët e Lega Nord të cilët kanë përfshirë dhe Institucionet e BE-së. “Bashkëpunimi dypalësh” me Kinën për t’u marrë me emergjencën Koronavirus në të vërtetë fsheh një “rrezik serioz për qytetarët italianë, sepse të dhënat e tyre shëndetësore mund të ndahen në kohë reale përmes një rrjeti cloud, të cilin Huawei do ta kishte propozuar tashmë për vendin tonë ”. Ka qenë ky reagimi i deputetes së Legës Anna Bonfrisco, e cila i ka paraqitur një pyetje Komisionit Evropian duke i kërkuar “Kryeministrit italian Giuseppe Conte urgjentisht të raportojë për përmbajtjen e marrëveshjeve të arritura me Kinën“.
Të hënën në 16 Mars, dy eurodeputetët e Lega Nord kanë deklaruan se, “Conte pati një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës Popullore të Kinës Xi Jinping, me të cilin ishte iniciuar ‘Rruga e Mëndafshit të Shëndetit‘, e cila përfshin Italinë në Kinë. Do të ishte një ‘bashkëpunim dypalësh’, siç përcaktohet nga ambasadori kinez në Itali, i cili në fakt e sheh Italinë si të vetmin vend G7 dhe anëtar themelues të BE-së që i është bashkuar projektit gjeopolitik kinez “, janë shprehur eurodeputetët.
“Ne i kërkojmë Komisionit Evropian – saktëson Bonfrisco – nëse synon të fillojë një vlerësim në lidhje me rëndësinë strategjike dhe menaxhimin e të dhënave shëndetësore të qytetarëve evropianë në Shtetet e ndryshme Anëtare, duke pritur cilësimin e të dhënave personale të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave themelore. Kjo gjithashtu në dritën e lidhjes së ‘infrastrukturës kritike’ të spitaleve dhe strukturave të kujdesit shëndetësor publik dhe privat në përputhje me “ligjet e BE”. Për më tepër – vazhdon ajo – ne dëshirojmë të dimë nëse marrëveshja italiane merr parasysh indikacionet e përfshira në Rekomandim (të Komisionit të BE-së , shënimi i redaktorit) të 26 Mars 2019 për sigurinë 5G dhe të Udhëzimeve të 29 Janarit 2020, me nevojën për të garantuar dhe ruajtur sovranitetin kombëtar dhe evropian dhe autonominë në lidhje me ndërhyrjen e mundshme të huaj “.
“Sipas Bonfrisco,” ambicia e Pekinit është të nxisë rritjen e saj në fushën e shëndetit dhe teknologjisë gjithashtu jashtë vendit. Aspekte të tjera për t’u pasur parasysh janë mungesa e transparencës në përhapjen e Covid-19 dhe përdorimi i diskutueshëm i të dhënave personale nga Kina. Këto janë çështje që shtrojnë shumë pikëpyetje, siç thuhet qartë edhe nga drejtuesi i Legës Matteo Salvini. Por Italia nuk është vetëm, siç e dëshmojnë edhe fjalët e Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo, i cili u shpreh se kur të përfundojë kjo urgjencë e virusit, do të vlerësohet përgjigja e të gjithë botës, ” përfundon Salvini.
Eunews.al