×
Saturday, October 1, 2022

Itali, Draghi siguron mbështetjen e Lëvizjes Pesë Yjet dhe Lega-s

February 7, 2021

Ish-kreu i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi përfundoi mbrëmë vonë tri ditë bisedime me përfaqësuesit e partive politike italiane, në një përpjekje për të formuar një qeveri të re.

Draghi i mbylli takimet e negociatave me lëvizjen populiste Pesë Yjet dhe partinë Lega të ekstremit të djathtë të Matteo Salvinit.

Ai nuk bëri asnjë deklaratë pas bisedimeve, megjithëse të dy palët dhanë sinjale pozitive se do të mbështesnin çdo qeveri që ai mund të formonte.

“Nëse vjen një qeveri e re, ne do t’i jemi besnikë”, tha udhëheqësi i Lëvizjes Pesë Yjet, Vito Crimi, pas takimit.

Ndërkohë, edhe udhëheqësi i Lega-s, Salvini, tha se do ta mbështeste Draghi-n pa kushte.

Media italiane raportoi se Draghi po planifikon të nisë një raund të dytë këshillimesh në fillim të javës së ardhshme.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments