×
Sunday, September 8, 2024

Itali, dhjetëra të gjobitur për shkeljen e rregullave anti COVID-19

October 11, 2020


Rreth 90 persona u identifikuan nga policia italiane në Romë për mosmbajtje të maskave, ndërkohë që u mësua se të gjithë do të gjobiten, sipas autoriteteve.

”Në rast të shkeljeve të mëtejshme të rregullave, një raport do t’i bëhet i ditur autoriteteve gjyqësore”, theksuan ata.

Dje, në kryeqytetin italiane u zhvilluan disa protesta, ku u vu re thyerja e rregullave antiCovid-19 lidhur me mosmbajtjen e maskave dhe respektimin e distancimit social.

Nga data 8 tetor Italia  e bëri të detyrueshme mbajtjen e maskës në ambientet publike.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments