Islanda shtrëngon sërish masat kufizuese anti COVID-19
July 30, 2020



Pas pothuajse tre muajsh lehtësimi gradual të masave të marra për të frenuar përhapjen e COVID-19, Islanda njoftoi sot zmbrapsjen e këtij procesi, pas rritjes së madhe të infektimeve në vend.
“Ne duhet të reagojmë shpejt”, tha kryeministrja Katrín Jakobsdóttir, në një konferencë për shtyp.
Qeveria ka njoftuar shtrëngimin e kufizimeve përsa i përket grumbullimeve, nga 500 persona në 100, si në masat e para të marra më 16 mars, në fillimin e epidemisë.
Eunews.al


Ndiqe
0 Comments