×
Tuesday, August 9, 2022

Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel feston ditëlindjen

August 5, 2022

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ose e njohur ndryshe si “gruaja e hekurt”, feston sot ditëlindjen, ajo mbushi plot 67 vite.

Merkel i shërbeu politikës gjermane si kancelare e Gjermanisë që nga viti 2005. Ajo është përshkruar ndryshe si gruaja më e fuqishme në botë nga revista amerikane “Forbes”.

Ajo ka deklaruar se do të qëndrojë si drejtuese e CDU-së në Kongresin e Partisë dhe nuk do të kërkojë një mandat të pestë si Kancelare.

Sa i përket jetës personale, në vitin 1977, vetëm 23-vjeçe, Angela Kasner u martua me Ulrich Merkel dhe mori mbiemrin e tij.

Martesa përfundoi me divorc në vitin 1982. Ndërsa bashkëshorti i saj i dytë dhe aktual është Joachim Sauer. Ata u takuan për herë të parë në vitin 1981 dhe u martuan privatisht më 30 dhjetor 1998. Ajo nuk ka fëmijë, por Sauer ka dy djem nga një martesë e mëparshme



Comments are closed.