×
Thursday, July 7, 2022

Ish-kancelari gjerman Schroder refuzon detyrën në bordin e “Gazprom”

May 24, 2022

Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroder, i cili është kritikuar për lidhjet e tij me Rusinë, ka refuzuar ofertën për të qënë pjesë e bordit të kompanisë ruse të energjisë “Gazprom”, sipas një postimi në Linkedin.

Schroder tha se ai e kishte njoftuar “Gazprom” shumë kohë më parë se nuk ishte i interesuar për emërimin. “Unë ia kam thënë tashmë kompanisë”, tha ai.

Refuzimi i Schroder për të ndërprerë lidhjet e tij të biznesit me Rusinë pas pushtimit të saj në Ukrainë, ka zemëruar shumë individë në të gjithë spektrin politik në Gjermani. Javën e kaluar, koalicioni qeverisës i Gjermanisë, i udhëhequr nga Socialdemokratët (SPD), që Schröder drejtonte dikur, vendosi të reduktojë privilegjet e tij speciale si ish-kancelar pas pushtimit rus të Ukrainës

Comments are closed.