×
Tuesday, August 9, 2022

Ish-deputeti demokrat: Basha po përgatit ‘vrasjen’ e babait politik

August 8, 2021

Ish-deputeti demokrat Halit Valteri, thotë se Basha ka investuar dhe po përgatitet për ta vrarë babain e tij politik, pra Berishën. Deputeti i zgjedhur nga listat e PD-së në zgjedhjet e 2017-tës, i cili u fut në Kuvend pas djegies së mandateve, shprehet se do të ketë dhe deputetë të tjerë që e shkuara e tyre do t’i penalizojë dhe nuk do mund të futen në Kuvend.

Sa i takon Bashës, Valteri tha se me largimin e tij nga kreu i partisë, PD e ka të sigurt rikthimin në pushtet, edhe sikur të drejtohet nga roja i institucionit. Për LSI-në deklaroi se është kanceri i vendit.

Kjo çështje është më e gjerë sa ato që thuhen në deklarata, kur shpallet një person non grata nuk bëhet se do apo jo qeveria. Nuk është ndonjë qamet i madh nëse është apo jo Berisha në Kuvend, kulti i individit ka vdekur që me Enver Hoxhën. Unë mendoj se Berisha nuk është lider historik i PD, është investim i fortë i zotit Basha për ta hequr nga skena politike, është vrasja politike që po i bën babait të tij. Ka deputetë që nuk mund ta marrin dot mandatin për shkak të së shkuarës së tyre, do të kemi supriza gjatë muajit shtator.

Mandati i tretë i mazhorancës është ai që i ka besuar qytetari shqiptar, është më shumë përgjegjësi dhe punë, punë, punë për të arritur mëndatin e katërt. PD nuk ka asnjë betejë tjetër veç asaj të lidershipit, është kthyer në pronë të kunatit dhe biznesmenëve pranë Lulzim Bashës. Edhe rojën e PD të vësh si kryetar, atëherë ajo parti do të vijë në pushtet, Unë LSI e quaj kancer të vendit, uroj që kurrë të mos vijë në pushtet kjo korporatë që vjedh çdo ditë shqiptarët, tha Valteri në një lidhje me skype për Fax News.

Eunews.al



Comments are closed.