Irlanda shtyn rihapjen e bareve për të frenuar COVID-19

16 Jul 2020 11:15
Shpërndaje:

 Lehtësimi gradual ndaj koronavirusit në Irlandë duhet të zgjasë deri më 10 gusht, deklaroi kryeministri irlandez Michael Martin.

Sipas parashikimeve të bëra më parë, pubet dhe lokalet duhej të hapeshin më 20 korrik.

Duke folur në një konferencë për shtyp pas një takimi të kabinetit në Kalanë e Dublinit, Martin tha se përparësia do të ishte kthimi në normalitet.

Reklamë Ola

Ronan Glynn, shef i Mjekësisë në Departamentin e Shëndetësisë, tha në konferencën për shtyp se ”niveli riprodhues i koronavirusit tani është midis 1,2 dhe 1,8”.

Përhapja e infeksionit ishte ulur në 0,5 deri në fund të marsit dhe vendi filloi të heqë kufizimet më 18 maj.

Reklamë InterMedika

Me vonesën në rihapjen e paralajmëruar baret, diskot dhe kazinotë do të qëndrojnë të mbyllura deri më 10 gusht. 

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x