×
Wednesday, November 29, 2023

Investimet në infrastrukturë, Balla: Shushica dë të jetë një nga zonat më të zhvilluara të Elbasanit

May 21, 2021


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja pa nga afër punimet që po kryhen në infrastrukturën e brendshme të Shushicës në Elbasan.

Si një nga 100 fshatrat e modelit të zhvillimit, por edhe zona më pranë By Pass-it të Elbasanit dhe automotoparkut, Shushica pritet të jetë një nga zonat më të zhvilluara të Elbasanit.

Jemi duke punuar me infrastrukturën e brendshme të këtij fshati, për të lehtësuar lëvizjet e banorëve, por edhe për të qenë gati për të pritur turistë si një nga modelet më të mira të agroturizmit.

“Ne do të vazhdojm ëtë investojmë në Shushicë edhe në projektet e tjera të rruggëve të kësaj njësije, por dhe në qendrën e Shushicës me qëllim që tju vijmë në ndihmë banorëve të zonës. Duhet ti paraprjmë investimit të By Pass-it të Elbasanit, i cili sipas gjurmës së projektit të deri tanishëm e shndërron Shushicën në një pikë të rëndësishme që do të jetë dhe një destinacion i rëndësishëm i agroturizmit. Ne na duhet që në këtë zonë, e cila është nga më të banuarat ta zhvillojmë dhe është pjesë dhe e projektit të madh të 100 fshatrave”, deklaroi Balla.

Eunews.al



Comments are closed.