×
Saturday, April 26, 2025

Investimet holandeze u rritën me 14%, arritën 2,54 miliardë euro

March 27, 2025


Holanda renditet ndër investitorët kryesorë në vendin tonë.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë stoku i investimeve holandeze shënoi 2,54 miliardë euro në fund të vitit 2024.

Totali i investimeve holandeze u rrit me 14 % krahasuar me vitin e kaluar.

Në vendin tonë sipërmarrjet holandeze shtrihen në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së vendit.

Investimet holandeze kryesojnë në energjetikë dhe industrinë nxjerrëse, që janë edhe sektorët që kryesojnë me vlerat më të mëdha të investimeve të huaja.

Fluksi më i lartë i financimeve lidhen në pjesën më të madhe me investimet në hidrocentralin që po ndërtohet mbi lumin Devoll, apo kompania “Shell” që ka kryer shpime në zonën naftëmbajtëse të Shpiragut.




Comments are closed.