×
Saturday, February 15, 2025

Investigimi/ Lulzim Basha shkel rregulloren e Facebook, sponsorizon lajme me përmbajtje elektorale

October 1, 2020


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkelur rregulloren e Facebook, duke sponsorizuar me pagesë lajme me permbajtje elektorale dhe politike, te cilat nuk i ka kategorizuar si te tilla.

Eunews.al ka siguruar ekskluzivisht fakte konkrete se si Kryedemokrati Basha ka sponsorizuar me pagesë në rrjetin social facebook aktivietin e prezantimit të Planit e Rimëkëmbjes me 5 hapa kundër krizës, në kundërshtim të hapur me rregullat e facebook për sponsorizimet.

Nuk është çudi tashmë për askënd që Basha ka shkelur rregullat, sepse ajo është gjëja që di të bëjë më mirë dhe me këtë rast duket qartë se më shumë se prezantimi i Planit të Rimëkëmbjes, Lulzim Bashës në prag të zgjedhjeve i intereson t’i tregojë qytetarëve se sa shumë ndiqet ai dhe programi i tij, duke blerë ndjekës dhe pëlqime me para në Kinë.

Në fakt, për të rritur audiencën e qytetarëve në rrjetet sociale, prej disa muajsh Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndërmarë një fushatë promocioni me pagesë në rrjetet sociale.

Lideri i PD-së, Basha po harxhon disa qindra dollarë në ditë për të rritur numrin e ndjekësve në rrjetin e tij social Facebook, duke blerë pëlqime dhe ndarje.

Aresyeja pse udhëheqësi i PD, Lulzim Basha ka marrë këtë vendim për të investuar dhe blerë pëlqime në Facebook është, sepse performanca e tij vlerësohet nga të dhënat analitike të vetë Facebook si “Sleeper” në shqip “Gjumash”.

Nuk dihet se cila është arsyeja që një udhëheqës opozite të sigurojë audiencë duke paguar para. Popullaritetin një parti politike duhet ta fitojë duke prezantuar programe dhe ide. Opozita duhet te paraqesë një alternativë konkrete për qytetarët, jo të meret me blerje ndjekësish në facebook.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments