×
Wednesday, December 8, 2021

Integrimi/ Rama: Proces kompleks, por i pakthyeshëm! BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor

November 10, 2021

Kryeministri Edi Rama u shpreh se tashmë procesi i integrimit në Bashkimin Europian është shumë kompleks, por i pakthyeshëm në të njëjtën kohë.

Rama theksoi se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq sa ne për BE-në. Ai shtoi se nismat që lindin si Ballkani i Hapur që rregullon marrëdhënien mes vendeve të rajonit, duhen mbështetur sepse Europës i duhet një rajon pa konflikte.

“Vizita e Rute sot ka një rëndësi tjetër që shkon përtej marrëdhënieve bilaterale dhe përtej gjithë çështjeve që u diskutuan. Me vazhdimin e rrugëtimit të tij në Shkup kjo rëndësi del në pah si prezencë e Holandës ndaj rajonit. Ne e shikojmë Holandën si një nga vendet ku ka shumë për të mësuar, përbën një histori suksesi fantastike dhe ku nevoja për të shkuar para është një shtysë e përditshme nga ku ne kemi shumë për të marrë.

Kjo fuqi është shumë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Ne kemi folur edhe për procesin e Berlinit dhe Ballkanin e hapur dhe sa e nevojshme është që nismat që lindin nga nevoja për të shtuar komunikimin mes vendeve të kenë sukses dhe në këtë rast nuk do gjeja një arsye për ta fajësuar BE për sa ndodh sot sepse procesi i zgjerimit është i komplikuar se BE ka hyrë në një fazë që ka shumë kompleksitet. Ne kemi shumë nevojë për BE, dhe BE ka shumë nevojë për Ballkanin Perëndimor. Procesi i integrimit është i pakthyeshëm”, tha Rama.

Eunews.al

Comments are closed.