×
Saturday, October 23, 2021

Integrimi/ Rama në OKB: Shqipëria ka kohë që është gati, BE duhet të bëjë pjesën e vet

September 25, 2021

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për integrimin europian. Sipas tij, ky proces përfaqëson një spirancë për të ardhmen e Shqipërisë. Kreu i qeverisë tha se po pritet mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare.

“Procesi i Integrimit Europian përfaqëson një spirancë për të ardhmen e Shqipërisë dhe ne mezi presim me padurim konferencën e parë ndërqeveritare në përputhje me vendimin e mëparshëm. E kam thënë në Tiranë, dhe Bruksel e dua ta përsëris këtu. Shqipëria ka kohë që është gati, ajo pret që BE të bëjë pjesën e saj. Integrimi europian është një aspiratë mbarërajonale. Do të transforte rrënjësisht rajonin. Po punojmë për të zbatuar 4 liritë themelore të BE-së përmes nismës Ballkani i Hapur. Është shenja e procesit të zotërimit si rajon. Do të rrisë punësimin në rajon, do ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve. Historia e OKB-së është historia e një zhvillimi të pandërprerë. Kjo Asamble nuk do të jetë e plotë pa një prej shteteve të rajonit tonë, republikën e Kosovës” – tha Rama.

Eunews.al

Comments are closed.