×
Friday, March 28, 2025

Integrimi në Bashkimin Evropian, Rama në Mynih: Duhet të përshpejtohet

February 16, 2025


Kryeministri i vendit, Edi Rama në panelin me temë “Zgjerimi i BE-së” në Mynih u shpreh se procesi i integrimit duhet të përshpejtohet.

“Kur e nisëm këtë proces, i kisha të gjithë flokët zeza dhe mjekrën shumë herë më të shpeshtë. Europa duhej të shkundej në një mënyrë të tillë, që të humbte gjumin për ca kohë.

BE duhet të ndajë mendjen për atë se çfarë po ndodh, sepse ka ndryshuar qëndrimin kundrejt nesh dhe sa i takon ritmit të përafrimit të BP, por ajo që po ndodh është se ndryshuam ngadalë.

Ka ardhur koha që të bëjmë një ndarje të qartë dhe të menjëhershme. Mendoj se kjo mund të përshpejtohet tërësisht. Duhet të ecin me shpejtësi mbresëlënëse. Duhet të ndryshojë Europa, nuk e them vetëm unë këtë.

Ka të bëjë me konkurrueshmërinë, me sipërmarrjen, me një fuqi të re. Është mundësia për t’u zgjuar, për të nisur vrapin, për të marrë atë çfarë ka humbur kaq vite, me kaq rregullore, dhe me kaq pak veprim”, tha ai.




Comments are closed.