Integrimi i Shqipërisë në BE/ Cakaj takime në Kopenhagen dhe Stokholm



Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar takime të shumta në kuadër të vizitës zyrtare në Kopenhagen dhe Stokholm me drejtues të komisioneve parlamentare për çështje të OSBE-së dhe Bashkimit Europian, si dhe me udhëheqës të agjencive zhvillimore me kontribut të çmuar në zhvillimin e Shqipërisë, sikurse Agjencia Suedeze e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit (SIDA).
Në Kopenhagen, Ministri në detyrë Cakaj zhvilloi takime me Kreun e Delegacionit Danez në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, Peter Juel Jensen dhe Kryetaren e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Integrimit, Eva Kjer Hansen.
Ndërsa në vizitën zyrtare në Stokholm, Cakaj zhvilloi takime edhe me Zëvendëskryetaren e Parlamentit dhe Anëtare e Komisionit të Punëve të Jashtme, Kerstin Lundgren dhe Drejtoren për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe Amerikën Latine të Agjencisë Suedeze të Zhvillimit dhe Bashkëpunimit (SIDA), Carolina Wennerholm.
“Thellimi i bashkëpunimit tonë në të gjitha nivelet institucionale mbetet i një rëndësie të posaçme jo vetëm për zhvillimin e mëtejmë të Shqipërisë, por edhe në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian”, – theksoi Cakaj.
Eunews.al

