×
Monday, February 17, 2025

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Balla nga Brukseli: Lajme shumë të mira kemi sot

March 1, 2021


Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel ku do të zhvillojë takime në Këshill, Parlament dhe në Komisionin Europian.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pjesë e delegacionit që shoqëron Kryeministrin Rama në Bruksel informoi sot mbi axhendën e takimeve, ndërsa theksoi se priten lajme shumë të mira.

“Shumë i nderuar të takohemi përsëri në Parlamentin Europian me Presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli, Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos (Grupi Socialist dhe Demokrat), me Zëvendës Presidentin e Grupit të Partive Popullore Europian, Andrei Kovatchev dhe me Kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocijimit BE-Shqipëri, Manolis Kefalogianis. Lajme shumë të mira kemi sot”, tha Balla.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments