×
Thursday, April 18, 2024

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE/ Scholz: Për vite me radhë ata kanë ndërmarrë reforma intensive, sot më shumë se kurrë është në interest tona strategjike

May 19, 2022


Interesat strategjike të Europës sot më shumë se kurrë, kanë nevojë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kështu ka deklaruar Kancelari gjerman në një takim me ligjvënësit në Berlin.

“Nderimi i angazhimeve tona ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshmërisë sonë. Sot më shumë se kurrë, integrimi i tyre është gjithashtu në interesat tona strategjike”tha ai, duke treguar ndikimin e fuqive të jashtme në rajon, përfshirë Rusinë.

Nga ana tjeter ai ka vleresuar punen e bere ne Ballkan duke theksuar se : “Për vite me radhë ata kanë ndërmarrë reforma intensive dhe po përgatiten për anëtarësim. Zbatimi i premtimeve ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshmërisë sonë. Sot, më shumë se kurrë, integrimi i tyre është gjithashtu në interesat tona strategjike”

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të zhvillojë vizita në vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë muajit të ardhshëm.



Comments are closed.