×
Sunday, September 26, 2021

“Integrimi Europian i Shqipërisë, politike më shumë se teknike”

September 8, 2021

“Çështjet e integrimit evropian po bëhen më shumë politike se sa teknike”.

Kështu është shprehur ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtëm, Olta Xhaçka, mbrëmjen e 8 shtatorit, në një intervistë televizive.

Sërish theksin e ka vënë te vendet, që për shkak të konsideratave të brendshme politike, “fatkeqësisht po bllokojnë një proces i cili duhet të ishte meritokratik”.

Duke trajtuar dhe një herë çështjen e strehimit të afganëve në Shqipëri, Xhaçka u shpreh se, “,mikpritja e afganëve është një plus” që i shtohet imazhit pozitiv të Shqipërisë.

Gjithashtu, “kontribuon në një rritje të staturës saj në politikën e jashtme por edhe në perceptimin e partnerëve”, si të NATOS, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), si partnerëve Evropian.

“Afganët në Shqipëri, për më shumë se 12 muaj”

Ndërsa, për strehimin e afganëve në Shqipëri, Xhaçka u shpreh se “minimumi i procesit të strehimit të afganëve do të zgjasë 12 muaj”.

Ajo ka sqaruar se Shqipëria do të presë rreth 4 mijë qytetarë afganë të cilët kanë qenë partnerët dhe aleatët tanë për rreth 20 vjet në misionin e Natos në Afganistan.

“Janë elitë profesionale, akademike dhe aktivistë të shoqërisë civile”, tha ajo.

Ndërsa shtoi se momentalisht, në Shqipëri po strehohen 662 afganë, të cilët po trajtohen “gati me të njëjtat kosto” që janë trajtuar qytetarët pas tërmetit.

Duke qenë në krye të koordinimi të punës për strehimin e afganëve, ministrja e Jashtme sqaroi se faturën financiare për refugjatët në vendin tonë “do ta paguajnë partnerët”.

“Partnerët kanë sugjeruar përballimin e kostove nga ana e tyre. Për momentin janë duke u trajtuar me të njëjtat kosto që kanë pasur shqiptarët pas tërmetit”.

Gjithashtu ka shpjeguar se “jemi duke hartuar një strategji më afatgjatë për plotësimin e të gjithë nevojave të tyre”.

Eunews.al“Integrimi Evropian i Shqipërisë, politike më shumë se teknike”

Comments are closed.