×
Thursday, April 18, 2024

Integrimi europian/ Dendias: Për disa vite, parashikojmë që 1/4 e anëtarëve të BE të jenë vende të Ballkanit

January 29, 2021


Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka dhënë një deklaratë shpresëdhënëse nga Bosnia dhe Hercegovina për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor.

Dendias është rreshtuar haptazi pro integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Madje ai ka hedhur dhe një parashikim, duke thënë se për disa vite 1/4 e anëtarëve të BE të jenë vende të Ballkanit.

“Për disa vjet, ne mund të parashikojmë një Bashkim në të cilin të paktën një e katërta e anëtarëve të tij janë vendet e Ballkanit. Kjo do të kishte qenë e pakonceptueshme 30 vjet më parë.

Angazhimi ynë është afatgjatë. Ajo reflektohet në Agjendën e Selanikut që u miratua në 2003. Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj këtij procesi sepse besojmë se është rruga e vetme drejt paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon dhe në BE si një e tërë. ”- tha Dendias.

Po ashtu ministri i jashtëm grek i ka bërë thirrje BE-së të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor me pandeminë. Këto deklarata Dendias i bëri gjatë vizitës sot në Bosnje e Hercegovinë, ku pikërisht bisedat e Dendias me krerët e vendit u përqëndruan tek perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor, marrëdhëniet rajonale, stabiliteti apo dhe çështje më të gjera se vetë Ballkani.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments