Inspektim në një uzinë të AstraZenecas me kërkesë të BE-së




Rregullatori belg i medikamenteve theksoi sot se ishte ngarkuar nga Komisioni Europian për të inspektuar një uzinë ku është prodhuar një pjesë e vaksinave antiCOVID-19 të AstraZenecas, pas njoftimit nga laboratori për vonesën e dërgesave si pasojë e uljes së rendimentit industrial.
Një inspektim i rregullatorit belg të medikamenteve u zhvillua sot me kërkesë të Komisionit Europian në një uzinë të Belgjikës që prodhon një pjesë të vaksinave antiCOVID-19 të AstraZenecas, pas njoftimit nga laboratori për vonesën e dërgesave si pasojë e uljes së rendimentit.
“Disa dokumente dhe të dhëna të sekuestruara janë nën shqyrtim”, theksoi një zëdhënës i Agjencisë Federale belge për medikamentet dhe produktet shëndetësore (AFMPS).
Uzina në fjalë ndodhet në Seneffe, në jug të Belgjikës. Ajo operohet nga grupi amerikan Thermo Fischer Scientific, i cili sapo e ka marrë atë në mes të janarit nga specialisti francez i shërbimeve për industrinë farmaceutike, Novasep.
“Rezultatet e inspektimit (…) do të ndahen me Komisionin”, theksoi një zëdhënës i ekzekutivit europian.
AstraZeneca, e cila argumentoi javën e kaluar me një rënie të rendimentit në një qendër europiane prodhimi, i tha BE se mund të dorëzonte vetëm “një të katërtën” e dozave të premtuara fillimisht për 27 vendet e BE-së në tremujorin e parë, sipas një zyrtareje europiane.
Eunews.al
