×
Monday, August 15, 2022

Industria gjermane e robotikës i shpall luftë koronavirusit

April 27, 2020

Përdorimi i robotëve në industri ka qenë një temë mjaft e debatuar. Shumë vetë i trembeshin humbjes së vendit të punës. Por tani në krizën e Coronës po dalin në pah avantazhet e automatizimit.

“Që në fillim duhet thënë, se robotët janë natyrisht të imunizuar ndaj viruseve të Coronës dhe proceset e automatizimit ndihmojnë për të mbajtur prodhimin në lëvizje.” Patrick Schwarzkopf nga Shoqata Gjermane e Prodhimit të Makinerive dhe Pajisjeve, (VDMA)  përmbledh avantazhin e punës së automatizuar në kohën e pandemisë. Por ai shton se “megjithatë nuk mund të hiqet dorë nga njeriu në fabrika, e kjo do të mbesë kështu.” Këtë e tregon këto kohë krize të Coronës bashkëpunimi mes njeriut dhe “robotëve bashkëpunues”, të ashtuquajtur “Cobots”, që punojnë dorë më dorë me kolegët e tyre prej mishi e gjaku. “Ata asistojnë punëtorin nga fër, pa pasur frikë se prej tij mund të dalë një rrezik infektimi”, thotë Schwarzkopf.

Deutschland Caritas und DLR stellen Roboter vor (picture-alliance/dpa/S. Hoppe)

Roboti asistent

Edhe Susanne Bieller, sekretare e përgjithsme e Shoqatës Ndërkombëtare të Industrisë së Robotikës, (IFR) sheh të njëjtin avantazh. Krahas kësaj, sipas Bieller, robotët japin kontribut “që të minimizohet personeli i kërkuar në repartet e prodhimit.” Aktualisht personeli ndahet në turne të caktuara, që të mos ketë takime të drejtpërdrejta. Edhe këtu ndihmon robotika, “nëse në të ardhmen çdo të dytin vend pune mund ta zëvendësosh me robotët.”

Bashkëpunim në kohë krize

Në krizën aktuale bëhet fjalë që proceset e prodhimit të jenë të shpejta dhe fleksibël. Sipas Susanne Bieller, këto procese janë të varura nga dija e nevojshme, që nuk arrihet të ndërtohet kaq shpejt.” “Nëse unë për shembull kam ekspertizë në saldim, atëherë do ta kem shumë të vështirë të riorientohem në një proces qepjeje.” Megjithatë ka shembuj që tregojnë, se shpejtësia nuk është ndonjë punë magjike. Dy anëtarë të shoqatës VDMA, firma “PIA Automation” dhe prodhuesi i makinerive speciale, Ruhlamat janë bashkuar aktualisht për të prodhuar maskat mbrojtëse për fytyrën, thotë Schwarkopf.

Kollege Roboter (ZDF)

Kolegu robot

“Pragmatikë dhe të orientuar nga zgjidhjet”

Prej vitesh robotët kanë pasur një problem imazhi. Ato konsideroheshin si simbol i humbjes së punës dhe largim i njeriut nga bota e punës. Por sipas VDMA deri më tani “nuk ka raportime për rezerva të tilla apo kundërshtime”. Patrick Schwarzkopf thotë se, „të gjithë pjesëmarrësit veprojnë në mënyrë pragmatike dhe të orientuar nga zgjidhjet.”

Susanne Bieller thekson, se rezervat ndaj robotëve i përkasin së shkuarës. Tani vlen „që automatizimi ndoshta ndihmon që të pengojë që të mos kaloj në punë me orar të shkurtuar apo të humbas vendin e punës.”

Ekspertët presin që imazhi i robotit si koleg të bëhet i qëndrueshëm. Susanne Bieller është optimiste. “Nëse firmat kanë guxuar të hedhin hapin e parë në automatizim, atëherë ato janë të bindura për avantazhet dhe i zgjerojnë ato.” Në tërësi e gjithë dega e prodhimit të industrisë dhe makinerive është optimiste në këtë drejtim. Bieller thotë se “pranueshmëria për robotët është e madhe. Ato nuk shihen si konkurrencë, por si mbështetje.”

Patrick Schwarzkopf e mbështet këtë qëndrim. „Tek ata që punojnë me robotët imazhi është shumë i mirë. E para nuk ka pasur humbje të vendeve të punës, robotët madje i sigurojnë ato. E dyta përmirësohet vazhdimisht cilësia e punës, sepse robotët marrin përsipër procese që përsëriten, monotone dhe jo ergonomike.” Për Susanne Bieller automatizimi i proceseve industriale ka edhe avantazhe ekologjike. Tani përjetojmë që proceset e prodhimit ndërpriten për shkak të problemeve me furnizimin, thotë Bieller. Për këtë të ndihmon automatizimi, „kur me ndihmën e robotikës sërish mund të prodhohet në mënyrë lokale dhe të shkurtohen rrugët e gjata të furnizimit.” Ky diskutim ka filluar që tani, thotë Bieller.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments